Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, bëri të ditur se pas gjithë kësaj që ndodhi partia e tij nuk do të kthehet në Parlament. Ai tha se në Parlament, LSDM-ja do të kthehet vetëm pasi kryeministri Gruevski të ketë dhënë dorëheqje.
“Të gjithë e dinë pse opozita është jashtë Parlamentit. Ky Parlament është jolegjitim. Do të kthehemi në shtëpinë ligjvënëse vetëm pasi Gruevski të japë dorëheqje”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp sot në të cilën publikoi bombën me nr. 31, raporton Zhurnal
Ai tha se dorëheqja e ministrave Jankullovska dhe Janakievski do të hap një proces të ri që finale do të ketë largimin e Gruevskit nga pushteti.
“E vërteta në fund do të del në shesh. Gruevski është problemi. Vetëm me largimin e tij gjendja do të kthehet në normale”, tha Zaev.
Sipas tij, nuk ka asgjë nga bisedimet në Bruksel ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së. “Bisedimet në Bruksel kanë dështuar. Ato bisedime janë ndërprerë”, theksoi kreu Socialdemokrat.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...