Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në një bisedë telefonike, ka uruar Kirill Petkov për zgjedhjen e tij si kryeministër i Bullgarisë dhe të dy janë pajtuar që të vazhdojnë punën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për zhbllokimin e procedurës, për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“E përgëzova kolegun tim Kirill Petkov për zgjedhjen e tij si kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë. Në një bisedë telefonike me kryeministrin Petkov, i kam uruar mandat të suksesshëm dhe realizim të të gjitha prioriteteve të përcaktuara në programin e Qeverisë së tij, në dobi dhe prosperitet të shtetit bullgar dhe qytetarëve bullgarë”, ka shkruar Zaev në Facebook
Zaev thekson se në bisedë është shprehur gatishmëria për përshpejtimin e komunikimit dhe bashkëpunimit përmes disa grupeve punuese në sferën e ekonomisë, kulturës, shëndetësisë, energjetikës, infrastrukturës dhe fusha të tjera me interes për qytetarët maqedonas dhe bullgarë.
“U dakorduam të vazhdojmë të punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për zhbllokimin e procedurës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për një stimul të ri pozitiv për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, ka shkruar Zaev.
Armëpushimi SHBA-Iran/ Izraeli: Mbështesim vendimin e presid...
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë
Nga historia tek vizioni i së ardhmes/Edi Rama publikon vide...
Tentoi të udhëtonte me dokumente të rreme drejt Gjermanisë, ...
Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj: Babai e gjeti djalin ...
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi sulm me kaçavidë ...