Telekomi i Kosovës me anë të një njoftimi për media kishte treguar se nga mesnata e 28 nëntorit të gjithë numrat e Z-Mobile do të kalojnë në Vala.
Lidhur me këtë kalim, Z-Mobile sqaron se nga sot pushon dhënien e shërbime për klientët.
“Jemi të obliguar të ju informojmë se nga sot, më 28.11.2019, Z-Mobile pushon së dhëni shërbime për klientët. Na vjen keq për çfarëdo bezdie që mund të ju shkaktohet nga gjendja e krijuar”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Njoftimi i plotë i Z-Mobile
Të nderuar klientë,
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka vendosur që numeracionin e alokuar deri më tash te Z-Mobile t’ia kalojë në shfrytëzim Telekomit të Kosovës.
Kjo ka ndodhur në mesnatë, me të filluar të datës 28.11.2019, kur edhe ka pushuar dhënia e shërbimeve nga Telekomi i Kosovës për nevoja të Z Mobile.
Me keqardhje, ju njoftojmë se me këtë vendim ne nuk jemi pajtuar dhe kjo situatë e krijuar është jashtë vullnetit tonë si kompani.
Kështu që jemi të obliguar të ju informojmë se nga sot, më 28.11.2019, Z-Mobile pushon së dhëni shërbime për klientët.
Na vjen keq për çfarëdo bezdie që mund të ju shkaktohet nga gjendja e krijuar.
Ju falënderojmë për besimin!
Z Mobile
https://www.facebook.com/ZMobilefolmeze/posts/2714059401965508?__xts__%5B0%5D=68.ARDPOhf0zzBZxTnZI3rfA_2vfZFvtnvmrN5YG8GqTw9sG_CdB6F2AbEJ6RKRnyGgKSVPru512o9X2o9LJVcM_wd1bOdlvb8KZjrVupoKGVD-WsNHPBGAzFZ0ZSU1_T9KACt3r0hWO3Ibvw18OHmHLvkzm311oSG0HQ3ijhtla6436gxnYsXfWRMUivVBsRz51j_CSFre35C9goSdzJ7kpMWJ_DJwzza6SSHgE_LoRRMlcHZCImkxhr7rwZ9_rUfF8QVxg6dPwV7Z_TELHHV6v5t9wWcRaX0BkQ8qkCFEKrE56QqKuFgxjlujB2UL2ej6EjPLC6MzxFfSfxIC-DlcjQ&__tn__=-R
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ditë më parë kishte njoftuar se numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion nga Dardafone.net [Z-Mobile], pas kalimit të periudhës tranzitore, t’i kaloj për përdorim Telekomit të Kosovës.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...