Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa, i cili sot ka thënë se s’do të lejojnë grusht shtet e vrasje të policëve më 17 shkurt, ditën kur është paralajmëruar protesta e radhës e opozitës.
Ymeri ka shkruar në rrjetin social Facebook se gjuha e egërsuar e Mustafës dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi po e dëshmon frikën e tyre nga protestat.
Lexoni postimin e plotë të Ymerit në Facebook:
Përfaqësuesit e ‘Zajednicës’, Mustafa e Thaçi, paskan filluar prapë t’i kërcënojnë qytetarët protestues. Gjuha e egërsuar e tyre e dëshmon frikën personale që e kanë nga protestat. Këta e kanë kuptuar që koha e tyre në krye të institucioneve ka kaluar, që legjitimiteti politik e demokratik i tyre nuk ka ekzistuar kurrë, që qenia e tyre politike e bazuar vetëm në gënjeshtra, shantazhe e kërcënime më nuk do të pranohet.
Edhe ‘Zajednica’ e edhe mendësia qeverisëse e saj e trupëzuar në Mustafën e Thaçin tashmë kanë vdekur.
Shpifjet e tyre paranojake për vrasje policësh e grushtshtet janë shqelmat e fundit.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic