Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë në një tubim në Kaçanik, se Ramush Haradinaj nga frika vendosi “t’i ulet në prehër” Kadri Veselit, e ky i fundit e pranoi pasi mund të fshihet pas tij.
“Ramushi shkoi në prehër të Kadrisë, sepse s’guxoi me dal vetë e Kadria e pranoi Ramushin për t’u fshehur për vete”, pohoi Ymeri.
“Kriza është e këtyre politikanëve, e zgjidhjet e zgjedhjet janë të qytetarëve. Ata tani janë në panik, sepse po bijën poshtë dhe nuk po mund të ndalen nga rënia”.
Prandaj, sipas Ymerit, “Vetëvendosja e Albin Kurti janë gati”.
Ymeri shtoi se derisa politikanët e tjerë e kanë sjellur Kosovën në këtë gjendje që është tani, Vetëvendosje do të kontribuoi shumë që të përmirësojë gjendjen e qytetarëve të vendit, sepse Vetëvendosje i njeh personalisht të gjitha familjet në nevojë në Kosovë”.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK