Ymeri: Qeveria kërcënon grevistët

21:08 | 30 Prill 2015
M. A.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar deklarimet qeveritare për grevat e arsimtarëve dhe për zhvillime tjera politike e ekonomike qytetare në vend.

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, e obliguar t’ua sigurojë hapësirën e domosdoshme politike për angazhim qytetar, po i kërcënon arsimtarët grevistë. Këta nuk po i durojnë dot qytetarët me të drejta. I rrahin me polici e i kërcënojnë me shkurtim pagash. Këta nuk e duan Marrëveshjen Kolektive sepse e duan Kontratën me Bechtelin. Nuk e duan lirimin e çmimit të energjisë sepse duan ta mirëmbajnë profitin e KEDS-it. Nuk çajnë kokën për punëtorin e Ferronikelit sepse janë me pronarin e Ferronikelit. Nuk e bëjnë Trepçën të minatorëve e të Kosovës sepse ia dëgjojnë dëshirat kreditorëve. I kanë shpallur luftë publikes sepse janë në funksion të zaptimit. Privatizimi qe ua trashi xhepat, tash po ua privatizon mendjen. E këto mendje të privatizuara po e privatizojnë shtetin. Shteti privat që ka interesa kundërthënëse me ato të qytetarëve të vet, është ai që kërcënon, rrah, përjashton, dëbon po këta qytetarë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme