Deputeti nga PSD, Visar Ymeri iu ka bashkuar protestës së Sindikatave të Pavarura të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve për të protestuar kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale, shkruan arbresh.info.
Deputeti Ymeri në një prononcim për portalin Arbtesh.info ka thënë se kjo ditë është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse të drejtat e punëtorëve në Kosovë nuk respektohen.
“1 Maj është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të drejtat e punëtorëve dhe në Kosovë e dimë që punëtoret janë duke u shfrytëzuat si mos me keq përveç pagesës shumë të vogël që e marrin punësojnë jashtë orarit, nuk kanë ditë të pushimit, punojnë në ditë të festave zyrtare edhe që është më e keqja nuk kanë siguri në pune e për sëmundje që munden t’i fitojnë nga puna qe e bëjnë e as më pak kontrata të punës”.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne nga ana politike të angazhohemi për të drejtat politike dhe të jemi zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës”, tha ai./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/817913018591081/
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten