Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nëpërmjet një postimi në llogarinë personale në Facebook, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit me frymën kushtetuese të Kosovës.
Ymeri ka shkruar se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri janë shkelës të Kushtetutës dhe sipas tij vetëm protesta e qytetarëve do ta anulojë përfundimisht ‘Zajednicën’.
“Më 25 gusht Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi thoshin se ‘Zajednica’ e fuqizon shtetin e Kosovës dhe është tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ata tashmë ishin kthyer entuziast në Kosovë për ta dekretuar ‘Zajednicën’, për t’i dhënë fund shpejt këtij procesi. Ishte peticioni i qytetarëve ai që insistoi ne anulimin e ‘Zajednicës’. Ishte protesta e Opozitës së bashkuar, në Kuvend, në sheshe, gjithandej, ajo që i detyroi institucionet të veprojnë. Ishte kjo protestë ajo që ndaloi përshpejtimin e ‘Zajednicës’. ‘Zajednica’ është shkelje. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë shkelësit. Këta dy për 4 muaj rresht u mishëruan me ‘Zajednicë’. Është protesta e qytetarëve ajo që do ta anulojë përfundimisht ‘Zajednicën’ dhe që do t’i largojë këta dy shkelës”, ka shkruar Ymeri.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...