“Mospajtieshmëria ishte me mënyrën se si dialogu zhvillohej. Këtë dialog e zhvillonte i vetëm Thaçi e këtë e kundërshtonin ta gjitha partitë përveç PDK-së. U ndërtua një kundërshtim i partive me këtë proces të dialogut dhe mendimi ynë si PSD ka qenë ta bëjmë një ide dhe kemi arritur që ta quajmë delegacion shtetëror”, ka thënë ai.
Sipas tij, me këtë, vendimmarrja dhe drejtimi i dialogut i është kthyer Kuvendit.
“Po ashtu transparenca për atë cka flitej i është kthyer Kuvendit. Përmes delegacionit është krijuar një platformë që ia jep komandën Kuvendit po ashtu krijon hapësirë të barabartë mes partive opozitare që idetë e tyre për dialogun të harmonizohen përmes kësaj platforme. Ky ishte qëllimi që Kuvendi të ketë rol në dialog pasi që, si kjo qeveri ashtu edhe e kaluara, e patën vendosur Kuvendin para aktit ta kryer, që të votonin marrëveshje pa pasur vendosmëri nga deputetët”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai tha se deputetët në çdo kohë kanë të drejt ta kërkojnë shkarkimin e delegacionit të Kosovës.
“Nëse qëndrimet për dialog nuk janë në përputhje me Kuvendin atëherë deputetët mund ta shkarkojnë delegacionin. Përmes kësaj rezolute që do ta themelojë delegacioni nuk do të ketë marrëveshje pa njohje”, ka thënë ai./arbresh.info/
http://www.arbresh.info/aktuale/glps-nese-dialogu-perfundon-brenda-nje-muaji-shume-tema-te-rendesishme-nuk-mund-te-diskutohen/
Sherifi: Platforma për dialogun javën e ardhshme mund të sillet në Kuvend
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...