Nënkryetari i PDS-së dhe ish- kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri kërkon që sa më shpejt të zbardhet rasti i vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
Në 3 vjetorin e vdekjes së Deharit, Ymeri kujton ditën kur u dha lajmi se Astriti nuk jeton më.
“Sot 3 vjet na u kumtua lajmi i hidhur – se Astriti nuk jeton më. Nuk na u dha asnjë informatë tjetër për atë se çka ka ndodhur. Pushteti doli shpejtë dhe e shpalli vetëvrasje. Për ta manipuluar opinionin dhe orientuar hetimin. Tash është e qartë që ky orientim kishte për qëllim ta shmang zbardhjen e së vërtetës për Astritin”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
Ai ka thënë se është përgjegjësi prioritare që ky rast të zbardhet dhe për Astritin të ketë drejtësi.
“Pa drejtësi për Astritin nuk ka drejtësi në Kosovë. Tashmë pushteti ka rënë. Pengesë për drejtësi nuk ka. Ose nuk duhet pasur”, ka shkruar ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156631914748456&set=a.10152745178573456&type=3&theater
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...