Deputetët e opozitës janë duke qëndruar në korridorin e Kuvendit të Kosovës, të cilët po pengohen nga sigurimi i Kuvendit që të hyjnë në sallën plenare, pas vendimit të Kryesisë për t’i suspenduar disa nga ta.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një prononcim për mediat tha se tërheqja zvarrë e deputetëve nuk është as legjitime dhe as demokratike. Ai tha se nuk po dihet se kush ka marrë vendim për përjashtimin e deputetëve.
Po ashtu, Ymeri theksoi se nuk e ka parë vendimin me shkrim për moslejimin e tyre që të hyjnë në sallën plenare.
“Ne bëmë përpjekje që ta shohim vendimin e shkruar por një gjë te tillë se kemi pare. Përjashtimi është bërë ne mënyre arbitrare dhe s’po dihet nga kush është bere. Ky shtet është i kapur nga klika e Mustafës dhe Thaçit, te cilët kanë vendosur që këtë shtet ta përdorin për interesa të veta”, ka thënë Ymeri.
Ndërsa, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se ky është vendim arbitrar për përjashtim të opozitës. Sipas tij, një pjesë e kanë burgosur dhe sipas Limajt, “kjo është demokracia e koalicionit qeverisës”.
“Zgjidhje e tyre janë masat represive, dhuna shfrytëzimi i këtyre djemve të ri në funksion të krijimit të hapësirës të vazhdojnë logjikën e njëjte të qeverisjes se vendit”, tha Limaj.
Kryetari i AAK -së Ramush Haradinaj tha se skena të tilla të nxjerrjes zvarrë të deputetëve nuk ka parë asnjëherë.
“Tani kemi shtetin e pozitës por jo të qytetarëve të vendit”, tha Haradinaj.
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...
27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat marrin fije bakri nga një ...