Ymeri: Aktakuza ndaj Hasanit dëshmon se Kushtetuesja ishte e kapur nga pushteti

13:43 | 14 Janar 2016
M. A.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media ka komentuar aktakuzën për ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin për të cilin thotë se kjo aktakuzë tregon se gjykata më e rëndësishme në vend  ishte e kapur nga shteti.

Ai gjatë konferencës ka thënë se falsifikimi i nxjerr nga Gjykata Kushtetuese lidhet me vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë që ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Me këtë dëshmohet se si Gjykata Kushtetuese është kapur nga pushteti dhe drejtuesi i saj Enver Hasani nën drejtimin e së cilit janë marr shumë vendime të rëndësishme për vendin”, ka thënë Ymeri

Ymeri ka shtuar se kjo dëshmon se ky shtet është i kapur dhe se Kushtetuesja është e kapur po ashtu.

“Kemi 3 lloj shkeljesh sepse kuptohet se ka pas marrëdhënie mes Hasanit- Jahjagës dhe Zhbogarit që ky vendim të ec tutje ndonëse janë shkel ligjet e Kushtetueses”, ka thënë Ymeri, duke theksuar më pas se Zhbogar i cili ka ndërhy në këtë proces e që përpos që ka shkel kodin diplomatikë e ka shkel edhe kushtetutën, e po ashtu edhe Enver Hasani i ka shkel rregullat duke u përfshirë në këtë shkelje të madhe.

Ymeri ka përmendur edhe disa raste të marra nga Gjykata Kushtetuese e udhëhequr nga Hasani e njëri prej tyre edhe ai i 26 gushtit vitit 2014 për çështjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës i cili sipas tij pamundësojë formimin e Qeverisë./Arbresh.info

IMG_8069

Shpërndaje në rrjete sociale