Mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez, dëshiron t’i bashkohet Manchester United në verën e ardhshme, sipas disa raporteve.
22 vjeçari është një nga lojtarët kyq të Diego Simeones që nga debutimi i tij para pesë vitesh, transmeton arbresh.info.
Trajneri i Manchester Untied, Jose Mourinho, është në kërkim të një mesfushori sulmues edhe pse është raportuar se United duhet të shes njëherë para se të blejë.
Sipas, The Sun, Mourinho është një admirues i Niguez dhe do të dërgojë një ofertë për reprezentuesin spanjoll.
Në këtë raport shkruhet se mesfushori është i hapur për një kalim te djajtë e kuq nëse një marrëveshje arrihet ndërmjetë dy klubeve.
Niguez ka nënshkruar kontratë nëntë vjeçare në korrik të verës së kaluar dhe në këtë marrëveshje ai ka një klauzolë prej 150 milionë euro. /arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...