18-vjeçari, Yll Hyseni nga fshati Brod i Komunës së Shtërpcës, i cili ishte paraqitur i zhdukur një ditë më parë, është gjetur sot pa shenja jete një kilometër larg shtëpisë së tij.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Ferizajt Kanun Veseli.
Veseli ka thënë se rastin për zhdukjen e tij e kanë paraqitur një ditë më parë familjarët e tashmë të ndjerit.
“Më 10.12.2025, në stacion janë paraqitur familjarët nga fshati Brod, Komuna e Shterpcës, për të raportuar një rast personi të zhdukur, Y. H, ( 19 vjeç ), i cili kishte dalë nga shtëpia më datë 10.12.2025 rreth orës 00:30 dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi dhe nuk dihej për fatin e tij. Është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Person i zhdukur””, ka thënë Veseli.
Ndërsa ka bërë të ditur se ai është gjetur në një livadh rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij.
“Ndërsa, sot më 11.12.2025 rreh orës 13:20 është gjetur, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij, në një livadh, pa shenja jete. Vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shterpcë. Ekipe të policisë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit po e hetojnë rastin. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, ka thënë Veseli.
LEXO EDHE:
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...