Koalicioni qeverisës i ka siguruar 79 vota të deputetëve për ta miratuar Demarkacionin me Malin e Zi. Kalkulimet po bëhen se të martën e ardhshme marrëveshjen do ta votojnë deputeti i Listës Serbe, Adem Hoxha, Dukagjin Gorani apo Shqipe Pantina nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Për të katërtën herë më radhë brenda katër javësh koalicioni qeverisës do të provojë ta ratifikojë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Vazhdimi i seancës për ratifikimin kësaj marrëveshjeje pritet të mbahet javën që vjen, gjegjësisht të martën.
Duke filluar në orën 16:00 koalicioni do ta dëshmojë përfundimisht nëse i ka apo jo numrat për ta përmbyllur Marrëveshjen e Kufirit.
Pas caktimit të seancës kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se Marrëveshja e Vjenës do të marrë epilog ditën e martë.
Megjithëkëtë, asnjëri prej partnerëve të koalicionit nuk ka njoftuar se kush do ta mundësojë kalimin e marrëveshjes, deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje”, të Grupit të Deputetëve të Pavarur apo ata të Listës Serbe.
Ndërkohë, deri më tash është bërë e ditur se koalicioni ka siguruar 79 vota gjithsej, pas rikthimit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi në AAK.
Kalkulimet e zyrtarëve shtetërorë po bëhen se të martën e ardhshme marrëveshjen do ta votojnë deputeti i Listës Serbe, Adem Hoxha, apo Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani nga Grupi i Deputetëve të Pavarur.
Për më tepër ky i fundit nuk pati votuar kundër, por pati abstenuar në Komisionin për Punë të Jashtme kur është vendosur për ta proceduar marrëveshjen në Kuvend./Zëri/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit