Një film që ka për tematikë luftën në Kosovë, ka “rikthyer” në mes të Prishtinës veturën e policisë serbe.
Sigurisht shumë kalimtarë që kanë parë këtë veturë, e që kanë përjetuar luftën, në momentin e parë duhet të jenë rikthyer në atë kohë, në ankthin dhe tmerrin që ngjallte një veturë si kjo.
Megjithatë, këto janë veç disa nga sekuencat e një filmi që ka për tematikë luftën e fundit në Kosovë, e që disa sekuenca të tij po xhirohen sot në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë.
Arbresh.info ka siguruar video nga moment i xhirimit të skenave të këtij filmi.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se këto pamje janë nga xhirimet e një filmi që po bëhen në Prishtinë./arbresh.info/
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...