Një 14 vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës ka humbur jetën aksidentalisht, gjatë një ahengu familjar.
Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se në aheng një person kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Por arma ishte bllokuar, dhe në tentim për ta zhbllokuar, xhaxhai e ka vrarë në mënyrë aksidentale nipin.
“Sot, rreth orës 14:15, Policia e Suharekës është informuar se nje i mitur me plagë në trup është sjell për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë kryer hetime fillestare dhe shpejt është kuptuar se në një shtëpi në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i vit i lindjes 2004”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është arrestuar, e të cilit i është gjetur arma dhe një tjetër kallashnikov.
“Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë. Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja”, ka bërë të ditur Policia rajonale e Prizrenit./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...