Një nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, ka folur sot në lidhje me veteranët, dhe kujtimet e tij, e nuk la pa përmendur edhe kryeminstrin Albin Kurti dhe pjesëmarrjen e tij në UÇK.
Haliti tha se Kurti, në atë kohë, ka punuar në zyrën e Adem Demaçit.
“Roli i Albinit ka qenë i tillë që ka punuar në zyrën e bacës Adem, të cilit iu ka besu një detyrë tepër e rëndësishme nga vetë Shtabi i Përgjithshëm”, tha ai në ATV.
Tutje, Haliti shtoi se nuk e ka takuar Kurtin asnjëherë sa ka qenë pjesë e UÇK-së.
“Tani, a ka qenë a s’ka qenë, unë as s’e kam taku kurrë. Për herë të parë në jetë e kam pa pasi ka dalë nga burgu”, tha Haliti.
Në fund, Haliti po ashtu tregoi se zyra e Adem Demaçit kishte probleme të brendshme për Konferencën e Rambujesë.
“Ka pas një përplasje kur ne kemi vendos që të shkojmë në Rambuje, zyra ose më mirë të themi baca Adem, Sali Berisha, disa njerëz të veçantë kanë dalë kundër shkuarjes në Rambuje, kundër pjesëmarrjes së delegacionit të UÇK-së, në Rambuje dhe ka qenë një përplasje jo e lehtë do të thoja për tu kapërcy, por unë e di që është kapërcy shumë shpejtë”, ka thënë Haliti.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...