Gjatë ditës banorët e fshatit Karaçevë kanë protestuar kundër hyrjes së vazhdueshme të xhandarmërisë serbe.
E duket se kjo i ka bërë edhe më kuriozë, pasi që disa prej tyre janë parë brenda territorit, shkruan portali arbresh.info.
Në pamje janë kapur katër xhandarë që kanë kaluar zonën neutrale mes dy shteteve.
Në pjesën që ata shihen të kamufluar, është zonë ku nuk lejohet prania e tyre.
Të informuar për hyrjen e tyre janë edhe KFOR-i.
Kujtojmë se tash e 20 vite banorët e Karaçevës kanë kërkuar që t’ju bëhet një zgjidhje, pasi këtë pjesë e menaxhon KFOR-i, e jo Policia e Kosovës./arbresh.info/
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...