Xhamajka nuk ka marrë kurrfarë vendimi rreth njohjes së Kosovës si shtet të pavarur.
Kështu ka bërë të ditur zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës, në një përgjigje për Gazetën Express, në natën e së shtunës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës është në dijeni për raportimet publike rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur”, thuhet në një komunikatë, që Njësia për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Mediale e MPJTJ’së së Xhamajkës, ia ka dërguar Gazetës Express.
“Çështjet si këto janë në shqyrtim të vazhdueshëm nga Qeveria e Xhamajkës. Megjithatë, tani për tani, Xhamajka nuk ka marrë asnjë vendim rreth çështjes”, thekson komunikata.

“Rrjedhimisht, është për keqardhje që ka ndodhur një keqkuptim i qëndrimit të Xhamajkës”, ka bërë të ditur MPJTJ e Xhamajkës.
Komunikata nga Xhamajka vjen pak pasi ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka thyer heshtjen e saj, disa ditë pas skandalit me njohjen e vendit nga Xhamajka.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte raportuar i pari, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter, se ishte informuar nga Çitaku se Kosova ka siguruar njohjen nga shteti ishullor.
Por, pak orë më vonë, Xhamajka ka mohuar se ka vendosur për njohje, duke e turpëruar Kosovën. /Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...