Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, tha se rrugëtimi i i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, nuk ka të bëjë aspak me çështjen e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se pengesë e këtij rrugëtimi mund të jenë punët e pakryera nga këto dy shtete.
“Çështja e rrugëtimit tonë Maqedoni dhe Shqipëri për Unionin Evropian nuk është çështje e pengesës së raporteve Kosovë-Serbi, janë çështje e punëve tona, detyrave të shtëpisë që ne duhet t’i kryejmë, kështu që ne nuk e shohim këtë punë kështu dhe nuk është aspak çështja e raporteve Republika e Kosovës – Republikës së Serbisë pengesa për rrugëtimin tonë. Pengesa për rrugëtimin tonë është vetvetja jonë, janë punët e pa kryme tona”, tha Xhaferi në emisionin context.
Ai tha se Maqedonia e Veriut ka obligime të bëjë ndryshime kushtetuese dhe shtimin e shtimin e pjesës së popujve që jetojnë në këtë shtet, ndërsa Shqipëria sipas tij, ka tjera obligime.
“Ne kemi obligim të bëjmë ndryshime kushtetuese dhe shtimin e pjesës së popujve që jetojnë në Maqedoni, përfshirë edhe atë bullgare, të jenë pjesë e preambulës në Kushtetutë. Republika e Shqipërisë ka tjera obligime kundrejt asaj që ka verifiku dhe ka vlerësu institucionet përkatëse të Unionit Evropian, kështu që nuk janë ndërlidhura me këtë situatë”, tha Xhaferi.
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...