Cilësohet si njëri nga kryetaret më transparentë në Kosovë.
Pothuajse çdo shpenzim të komunës e bënë publik, shkruan Abresh.info.
Madje i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për të qenë më afër qytetareve të gjitha këto i bënë publike edhe në faqen zyrtare të komunës.
Së fundi Tahiri ka publikuar shpenzimet e kësaj jave.
Nga e hënë deri të premten zyra e kryetarit të Vushtrrisë ka shpenzuar mbi 200 euro.
“Zyra e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njofton qytetarët e Vushtrrisë për shpenzimet që ka bërë për këtë javë. Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 03 deri më 07 dhjetor, janë këto shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime: – shpenzimet e Zyrës së kryetarit 221.20 Euro”, thuhet në njoftimin e komunës.
E ngjashëm Tahiri kishte shpenzuar edhe javën e kaluar.
“Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 26 deri më 30 nëntor, janë këto shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime:– shpenzimet e Zyrës së kryetarit 233.50 Euro”, thuhet në faqen e komunës së Vushtrrisë.
Ndryshe Tahiri që nga marrja e mandatit të të parit të Vushtrrisë çdo të premte bënë publike shpenzimet e zyrës së tij për tërë javën./Arbresh.info/
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...