Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u takua me Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, njëherësh Ambasadore jo-rezidente për Kosovë, Louise LaRocque.
Në këtë takim, Ministri shpalosi prioritetet e Ministrisë që ai drejton në fushën e punësimit dhe në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm social për qytetarët e vendit.
Abrashi dhe LaRocque bashkëbiseduan edhe për skemën Kanadeze “Work and Travel” si dhe mundësinë e përfitimit nga trajnimet profesionale nga Kanada.
Në këtë aspekt, Ambasadorja LaRocque ofroi gatishmërinë e saj për ta ndihmuar MPMS-në në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët./Arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...