Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm, ka thënë se vënia në pikëpyetje e kufijve të Ballkanit Perëndimor është e papranueshme.
Wilhelm tha se deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, rreth bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, askush në BE nuk e ka vlerësuar pozitivisht.
Ambasadori gjerman rikujtoi se zëdhënësja e Komisionit Evropian kritikoi deklaratën e Ramës.
“Ndryshimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor, është i papranueshëm, por kjo është një temë që gjithmonë është e pranishme”, tha ai.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Wilhelm tha se ai beson se të dyja palët duhet të jenë të gatshme për të bërë lëshime. Këto negociata sipas tij janë të vështira, por në interes të të dyja palëve.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit