Prokurori i EULEX-it, Heikki Wendrof, i ka kërkuar falje Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi, pasi që e kishte akuzuar atë për përfshirje në vrasje dhe korrupsion.
Wendrof, i cili tani po hetohet nga EULEX-it për këto akuza, në kërkimfaljen drejtuar kryeprokurorit Lumezi, i ka thënë se këto akuza i kishte dëgjuar nga thashetheme të rrugës.
Këtë e ka konfirmuar për RTV21, edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.
Prokurori Wendrof, këto akuza i kishte bërë nëpërmjet një letre që ja kishte dërguar presidentes Jahjaga, derisa pritej që ajo të dekretonte Lumezin si Kryeprokuror të Shtetit.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit