Lëvdatat dhe deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në Kosovë për Slobodan Millosheviqin kanë shkaktuar reagime të ashpra në shtetet ku politika nacionaliste e tij gjatë viteve të 90-ta ka shkaktuar shkatërrim dhe gjakderdhje.
Kështu e nis artikullin e saj gazeta prestigjoze amerikane “The washington Post”, duke cituar fjalët e Vuçiqit për ish-liderin serb të dënuar për krime lufte, transmeton lajmi.net.
Aleksander Vuçiq në deklaratën e tij e quajti ish-presidentin Millosheviq si një “lider të madh serb”, duke i cilësuar qëllimevet e veprimeve të tij si të mira.
Millosheviq, i cili vdiq në vitin 2006 gjatë kohës që kundër tij po mbahej gjyqi për krime lufte, konsiderohet si njeriu më përgjegjës për ndarjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë, dhe vrasjen e më shumë se 120 mijë njerëzve, shkruan më tutje gazeta amerikane.
Po ashtu, në këtë artikull citohet edhe deklarata e presidentit Thaçi i cili e quajti provokim një lëvdatë të tillë nga Vuçiq.
Vuçiq, gjatë kohës së luftës në Ballkan, ishte ministër i Milosheviqit, përfundon artikulli në këtë gazetë./Lajmi.net/
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje: U nd...