Dorëheqja e papritur Saimir Tahirit, ka shkaktuar një jehonë në politikën shqiptare, por ka është pasqyruar edhe në mediat e huaja.Washington Post i ka kushtuar një shkrim dorëheqjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.
Shkrimi nga Washington Post
Ish- ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka dhënë dorëheqjen si ligjvënës për të lejuar Prokurorinë të hetojnë dyshimet për përfshirjen e tij në një rrjet trafiku të drogës.
Saimir Tahiri tha të enjtën se heq dorë nga ky post në mënyrë që hetimi të mos pengojë rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Tahiri, i cili shërbeu si ministër i brendshëm nën qeverinë e majtë socialiste nga 2013 në 2017, akuzohet për lidhje me një grup kriminal të dyshuar për trafikimin e kanabisit. Tahiri ka mohuar me forcë çdo lidhje me grupin.
Parlamenti vitin e kaluar i ka hequr imunitetin e Tahirit në mënyrë që prokurorët të mund të hetojnë dhe për ti hapur rrugë kontrollit të banesës së tij. Shqipëria pret që Këshilli Evropian të miratojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE në qershor, /arbresh.info
Dyshohet se u vodh në Gjermani, sekuestrohet një veturë në v...
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...