Bernard Kouchner, William Walker, Wesley Clark, James Rubin, këta janë disa nga profilet e larta për të cilët avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka paralajmëruar se do t’i ftojë si dëshmitarë në Hagë.
Dhe tashmë njëri prej tyre duket se është i gatshëm të dëshmojë në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë te Kosovës.
Ambasadori amerikan, për Tëvë 1 thotë se vetëm duhet t’ia tregojnë datën se kur mund të paraqitet për të dëshmuar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
“Do të isha shumë i lumtur që të dëshmoja në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nëse më kërkohet një gjë e tillë. Unë jam i gatshëm të paraqitem kurdo që më thërrasin avokatët ose gjykata, ata krejt çka duhet të bëjnë është të ma tregojnë datën”
Tutje, Walker është shprehur shumë kritik ndaj Gjykatës Speciale.
Sipas tij, mënyra se si Gjykata është duke e paraqitur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është qesharake.
“Më duket qesharake i gjithë koncepti i kësaj gjykate. E shoh këtë gjykatë si shumë të padrejtë. Mënyra se si ata po e paraqesin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është e gabuar. UÇK nuk ishte një ushtri formale andaj nuk mund të thuhet se ka pasur një zinxhirë komandues”, ka thënë Walker.
The Telegraph ngre alarmin: Militantët serbë po luftojnë për...
Rooney kritikon Marescan: Ka zgjedhur ‘luftën’ e gabuar
Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, para...
Presidentja Osmani shkon në Mitrovicë për t’a uruar kryetari...
BBC: Personat e armatosur në Sydney kishin lidhje me ISIS-in
Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë- Kosovë, prindëri...