Vetëvendosje nuk do bëjë koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe LDK-në, madje një gjë e tillë nuk pritet të ndodh as pas zgjedhjeve.
Kështu ka thënë për Indeksonline, deputeti në largim nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili thotë se ky është një vendim i marrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, i cili ka përjashtuar koalicionin me partitë në pushtet.
Ndërsa, sa i përket koalicioneve parazgjedhore ai thotë se janë në bashkëbisedim me AKR-në dhe disa parti të tjera joparlamentare.
“Kemi një vendim të këshillit të përgjithshëm, i cili përjashton koalicionin parazgjedhor me PDK-në dhe LDK-në hiq, as parazgjedhor as kurrë. Pra, është vendimi i Këshillit të Përgjithshëm, i cili e përjashton koalicionin me partitë në pushtet. Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, jemi në bisedime me disa subjekte joparalamentare, që është AAK dhe disa të tjera”, ka thënë Selimi.
Sa u përket koalicioneve parazgjedhore, partitë politike kanë afat deri të martën në mesnatë për të treguar koalicionet parazgjedhore në KQZ.
Ndërsa, sa i përket koalicionit me AAK-në dhe Nisman, Selimi thotë se ata kanë qenë të gatshëm, mirëpo nuk është dukur një gatishmëri e njëjtë edhe nga ata.
“Sa i përket koalicionit me AAK-në dhe Nismës, varet prej tyre. Ne kemi qenë të gatshëm por nuk po duket gatishmëri e njëjtë edhe nga ata. Ne kemi bashkëpunuar edhe në opozitë, por duket se ata nuk e kanë llogaritur ndonjë bashkëpunim parazgjedhor me neve dhe ne e respektojmë qëndrimin e tyre”, ka shtuar Selimi.
Vetëvendosje, pritët të vendosë për listën kandidatëve për deputetë dhe për kandidaturën e tyre për kryeministër, në Këshillin e Përgjithshëm që do të mbahet në ditën e enjte.
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...