Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Aliu, ka njofuar se Vetëvendosje nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Ai bënë të ditur se, ky proces do të jetë i hapur deri më 31 korrik 2021, ora 17:00.
Postimi i plotë:
Fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilët janë të interesuar për të kandiduar për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 18 korrik deri më 31 korrik 2021, ora 17:00.
Në bazë të Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata e kandidaturës për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale, duhet shoqëruar me një kopje të letërnjoftimit dhe të kartës së anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni, KZAQ-ja do të ndjekë procedurat tjera siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!./arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...