Në ditën Botërore të Shëndetësisë, Lëvizja Vetëvendosje shtron shqetësimin e se në vendin tonë, rrezikojmë që shumë shpejt të mbesim pa profesionist shëndetësorë.
Fatmire Kollçaku nga kjo Lëvizje, thotë se studentët e mjekësisë e kanë prioritet që pas përfundimit të shkollimit, të dalin jashtë vendit.
“Ikja e pacientëve dhe ikja e qytetarëve për kërkim të shërbimeve shëndetësore, tregon që do të kemi problem edhe sa i përket edhe profesionistëve shëndetësorë. Janë rreth 400 profesionistë që po ikin nga vendi”, tha ajo.
Kollçaku tha se edhe buxheti për shëndetësi nuk ka pas asnjëherë rritje të duhur, derisa shtoi se 90 përqind e punëtorëve punojnë në kushte jo të mira.
Deputetja e VV-së, Besa Baftiu duke folur për sigurimet shëndetësore, tha se Qeveria nuk është as për së afërmi që të filloj me mbledhjen e premiumeve, siç po pretendohet.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...