Pas vendimit të qeverisë së Serbisë për kthimin e teksteve mësimore nga Presheva në Kosovë ka reaguar Lëvizja vetëvendosje.
Deputeti i kësaj Lëvizje Mitaher Haskuka në një konferencë për media ka thënë se pas 6 muajsh në terminalin doganor në Preshevë , librat u kthyen në Kosovë dhe nxënësit e Preshevës dhe Medvegjës kanë mbetur pa libra në gjuhën shqipe.
“Në bisedimet me Serbinë nuk po pranohen diplomat e Kosovës ku këtu në Kosovë serbët mësojnë me libra të gjuhës serbe. Bisedimet me Serbinë nuk kanë pru asgjë te mirë ku këtu negociata nuk kane pru asgjë të mirë”, ka thënë Haskuka.
Kryetar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë Belgzim Kamberi ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkrua marrëveshje për këto libra të cilat i kanë kushtuar Kosovës 70 mijë euro.
Në termianlin doganor kanë mbetur mbi 10 mije nxënës pa libra ku kjo cenohet me të drejtat e njeriut e kjo e drejtë garantohët me konfentat dërlombëtarë. Minsitria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë nënshkruar marrëveshje për libra po kjo marrëveshje nuk është zbatuar as njëherë”, tha Kamberi./Arbresh.info
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...