Deputeti Albin Kurti dhe nënkryetari Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një konference për media lidhur me ngjarjet e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, theksuan se ajo çfarë ndodhi mbrëm është dëshmi e asaj që shqiptari nuk lejohet të udhëheq dhe se shteti maqedon po i shtyp vazhdimisht shqiptarët atje.
“Dita e djeshme tregoi se shqiptari nuk lejohet të udhëheq. E pam se çfarë betimi e marrje të votimit bëri Telat Xhaferri, shqiptari në Kuvendin e Maqedonisë” ka thënë Kurti.
Kuti i ka dëshiruar Ziadin Selës shërim të shpejt dhe vazhdim të punës, ndërkaq ka theksuar se Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është President anishqiptar dhe se po i shtyp shqiptarët.
Kurse nënkryetari nga radhët e kësaj partie, Glauk Konjufca ka thënë se situate e djeshme është rezultat i rrjetit kriminal që ka ndërtuar Gruevski, që ka kapur shtetin prej policisë e deri në instancat tjera.
“Gruevski e ka ndërtuar një rrjet kriminal, që e ka kapur krejt shtetin, prej policisë e deri në instancat më të ulta. Ajo që pam dje në Maqedoni ishte hyrje e bandave të Gruevskit në Parlament, kështu ndodh kur policia shërben si bazë logjistike dhe jo si institucion që do ta mbronte konstituimin demokratik. Vetëvendosje e dënon dhunën e Gruevskit, qëndron përkrah me popullin tonë atje dhe është në solidarizim me deputetët e rrahur, duke përfshirë edhe ata shqiptarë nga bandat e Gruevskit atje”, u shpreh Konjufca.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...