Lëvizja Vetëvendosje po kërkon nga Kuvendi që të shkarkohet nga posti i nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.
Ajo në këtë pozitë është si përfaqësuese e Vetëvendosjes, por që tash pas kalimit në Partinë Socialdemokrate të Kosovës, sipas Kushtetutës nuk i takon asaj.
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka thënë se Dërguti po mbanë në mënyrë të paligjshme këtë post.
Ajo ka thënë se VV nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, nëse deputetët nuk marrin pjesë në votim për shkarkimin e Dërgutit.
Haxhiu ka thënë se nuk dëshirojnë të ndikojnë në votën e deputetëve për apo kundër, por që të jenë pjesëmarrës në votim në çfarë do mënyre./Arbresh.info/
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...
27 komuna përmbyllin numërimin e votave, më 1 janar vazhdon ...
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...