Është krijuar situatë jo e mirë në Kuvendin e Kosovës, pas fjalimit të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i cili gjatë fjalimit akuzoi Vetëvendosjen dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se kanë gisht në vrasjen apo vetëvrasjen e aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.
Berisha gjithashtu ka thënë se Asociacioni apo “Zajednica” që tashmë sipas tij do të pranohet nga Qeveria Kurti, ka qenë marrëveshja për të cilën ka rënë në burg Astrit Dehari, i cili më pas edhe vdiq.
Pas përmendjes së rastit Dehari, deputetët dhe ministrja Haxhiu, nisën të krijojnë zhurmë duke rrahur tavolinën me tentativën për të ndalur fjalimin e Berishës.
Haxhiu gjithashtu i tha Berishës se për këto fjalë atij duhet t’i vijë “marre”.
Pas përfundimit të fjalimit dhe bërjen përgjegjës VV-në qe ministren Haxhiu, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ftoi Prokurorin e Shtetit ta intervistojë deputetin e PDK-së, për të marrë informatat që Berisha mund t’i ketë, pasi ai veçse e bëri përgjegjës partinë në pushtet./arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës