Deputeti Liburn Aliu tha se heshtja e bordit është shqetësuese.
“Heshtja e bordit të Telekomit është tejet shqetësuese. Kjo kontratë ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike. Të gjitha faktet e dëshmojnë se kjo kontratë është krim i madh ekonomik. Ne kërkojmë që kjo kontratë të mos vazhdohet me asnjë kusht dhe të fillojë procedurat për kthimin e fondeve nga kjo kontratë”, tha ai.
Ndërsa drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike, Fatban Bunjaku tha se dëmi nga kontrata me Z-Mobile është shumë milionësh.
“Bordi më së largu deri të hënën të njoftoj se kjo kontratë nuk vazhdon. Z-mobile tejngarkon resurset e telekomit në veçanti në shërbimet 3g dhe 4g”, tha ai./Arbresh.info/
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë