Sot, Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës ka konstatuar disa shkelje në rastin e deportimit të aktivistit të Vetëvendosjes Arbër Zaimi, duke e gjetur si të pabazuar vendimin e marrë nga Gjykata Themelore, njofton kumtesa partiake.
Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, sipas kumtesës nga Vetëvendosje, janë radhitur një sërë shkeljesh esenciale në procedurë, por edhe paqartësi juridike dhe kundërthënie në formulime të pambështetura për këtë rast. Ia vlen të theksohet se në aktvendim shkruhet se me rastin e deportimit të Arbër Zaimit janë shkelur edhe parimet kushtetuese dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përfshirë edhe shkeljen për një gjykim të drejtë, të pavarur dhe në kohë të arsyeshme.
Deportimi i aktivistëve Arbër Zaimi, Dejona Mihali dhe Boiken Abazi ka qenë dhe vazhdon të jetë i kundërligjshëm, jashtë procedurës dhe tërësisht i motivuar politikisht, dhe kjo gjë ka qenë e qartë që prej fillimit. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit e ka kthyer rastin e Arbër Zaimit në rigjykim, duke vërtetuar edhe një herë se kemi të bëjmë me një përndjekje politike të aktivistëve të Vetëvendosjes nga një qeveri autoritare e antikombëtare, që lufton me zell çdo shqiptar që ia rrezikon pushtetin, thotë ndër të tjera kumtesa.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...