Një person në Vushtrri është arrestuar dje në mëngjes pasi ka gjuajtur tetë herë me armë ndaj një qeni.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari ka qenë i dehur dhe pas kontrollit të shtëpisë, arma nuk iu gjet por aty u gjeten tetë gëzhoja.
Ai u dërgua në mbajtje.
“Rr. Bahri Kuqi, Vushtrri, 15.06.2023 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një qeni.. Është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë