Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me shkyçjen e ndriçimi publik, si pasojë e mungesës së mjeteve.
Ai tha se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për normalizimin e gjendjes, ku siç u shpreh, për këtë arsye është thirrur seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.
“Ditëve të fundit jemi përballur me shkyçje të ndriçimit publik nga ana e KEDS-it, si pasojë e mungesës së mjeteve për pagesën e faturave të energjisë. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i përmbarimit të mjeteve të Komunës për përmbushjen e Kontratës Kolektive, ku vetëm për vitin 2025, Komunës së Vushtrrisë i janë marrë mbi 3.5 milion euro, ose mbi 50% të buxhetit vjetor për investime kapitale”.
“Ne jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për normalizimin e gjendjes. Për këtë arsye kemi thirrur edhe seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me qëllim të miratimit të tejkalimit të të hyrave vetanake, në mënyrë që një pjesë e tyre të destinohet për pagesën e faturave të energjisë së ndriçimit publik”, ka shkruar Idrizi.
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...