Vushtrria vazhdon të jetë së fundi ndër komunat më të prekura në nivel vendi nga pandemia koronavirus.
Sot janë shëruar tre qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 14 raste të reja nga 82 teste të kryera.
Kryetari Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se rastet pozitive janë raste kontakti në lidhje familjare sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik.
“Të gjitha rastet me Covid 19 me vendim të Inspektorit Sanitar të Komunës janë në vetizolim dhe nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës dhe të Shtabit Emergjent Komunal”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Shtabi Emergjent dhe Drejtoria Komunale e Arsimit kanë vendosur që në fshatrat ku ka raste me Covid-19 të mos hapen shkollat për klasën 9, por të vazhdojë mësimi online.
Po ashtu bashkë me KBI në Vushtrri është vendosur që xhamitë në këto lokalitete të mbyllen deri në një vendim tjetër.
“Ju lutemi kujdes, ruajeni veten dhe familjen tuaj nga koronavirusi”, porosit Tahiri.
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave