Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka takuar përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Drejtorinë Rajonale të Trafikut të Policisë së Kosovës dhe punëkryesin lidhur me sigurinë në komunikacionin rrugor në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë.
“Ishte konstatim i përbashkët që siguria e njerëzve dhe makinave në këtë aks rrugor është rrezikuar si pasojë e vonesave nga Ministria e Infrastrukturës për përfundimin e projektit për asfaltimin e segmentit rrugor nga udhëkryqi i rrugës “2 maji” me rrugën “Ana Lin” deri në kryqëzim të kësaj rruge me rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri”, thuhet në komunikatën e komunës.
Me këtë rast kryetari Tahiri i ka dërguar letër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit ku ka kërkuar përshpejtim të punëve për përfundimin e projektit në fjalë duke siguruar paraprakisht vendosjen e sinjalizimit së përkohshme në vendet në të cilat bëhen kyçjet nga hyrje daljet anësore në rrugën kryesore apo edhe të mbyllen tërësisht disa vend kyçje, me qëllim të shmangieve të rrezikut nga aksidentet e mundshme në komunikacion, varësisht nga vlerësimi i ekspertëve të kësaj fushe.
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK