Policia e Kosovës është mobilizuar sot për shkak të festës së Vidovdanit, e cila zhvillohet në Gazimestan me pjesëmarrës të shumtë nga komuniteti serb.
Ardhjen në këtë festë e ka paralajmëruar edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandër Vulin.
Për këtë fakt drejt veriut të Mitrovicës ku edhe pritet të hyjë Vulini janë nisur Njësia Speciale e Kosovës
Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacollit i ka shkruar përmes rrjetetit social , se është e kuptueshme se hyrja ilegale në Kosovë nënkupton arrestimin nga ana e Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se secili provokim që po bëhet nga shteti serb, pasojat do ti bartë Beogradi ngase provokime të tilla janë të qëllimshme.
“Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do ti bartë Beogradi ngase provokime te tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin. Përtej konspiracion eve qe rëndom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo ne territorin e Kosovës, nënkupton zbatim te ligjit nga policia e Kosovës.” ka thënë Zyberaj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...