Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se bashkëpunimi i ushtrisë së Serbisë me NATO-n, nën Programin e Partneritetit për Paqe, është një “nivel optimal” i marrëdhënieve reciproke.
Në një takim në Beograd me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Ëolters, Vulin tha se kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan është formimi i ushtrisë së Kosovës dhe “përpjekjet për formimin e Shqipërisë së madhe”, thuhet në komunikatën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, që e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
“Për Serbinë, KFOR-i [mision paqeruajtës i NATO-s] është i vetmi formacion i ligjshëm i armatosur në Kosovë dhe popullata serbe e sheh atë si garantuesin e vetëm të sigurisë. Andaj, për Serbinë është shumë shqetësuese kur zvogëlohet kapaciteti ose roli i KFOR-it”, tha Vulin.
Wolters vlerësoi, siç thuhet në komunikatë, kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë në operacionet shumëkombëshe, nën mandatin e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.
Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar, ka miratuar ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.
Pas reagimeve të ashpra mbi lidhjet me Epstein, Bill Gates a...
Shoferi i autobusit kapet duke përdorur telefonin gjatë vozi...
Dita e ndeshjes: Drita–Celje, kampionët e Kosovës kërkojnë t...
Mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare
Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë d...
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...