Ministri i Punës së Serbisë, Aleksandër Vulin ka reaguar ndaj deklaratave të Ramush Haradinajt.
Haradinaj kishte thënë se “bashkësia ndërkombëtare do të duhej të rregullonte punët ndërmjet Kosovës e Serbisë”.
Ndaj kësaj deklarate Vulin ka thënë se Serbia është kujdestar i paqes në Ballkan dhe se BE-ja duhet të dënojë deklaratat e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Serbia është kujdestar i paqes në Ballkan dhe bën çdo gjë për të shmangur konfliktet, pra pritet me të drejtë që BE-ja dhe SHBA të dënojnë fuqimisht thirrjet e Ramush Haradinaj, ka thënë Aleksandër Vulin, lider i Partisë Socialiste në Serbi.
Ai ka thënë se Haradinaj duhet ta kuptojë që serbët në Kosovë nuk janë pengje dhe se koha e Walker dhe Reçakut ka kaluar.
“Haradinaj duhet ta kuptojë se serbët e Kosovës nuk janë pengje të pambrojtura, koha e Walker dhe Reçakut të shpifur ka kaluar dhe se luftërat që po nxit do t’i duhet t’i udhëheqë vetë, pa të gjithë botën pas vetës”, ka thënë Vulin për Tanjug.
Ai ka shtuar se Haradinaj në luftën e shkuar ka vrapuar para ushtrisë serbe, në luftën e ardhshme do të zvarritet”.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...