Është ndezur e gjithë makineria propagandistike e Aleksandar Vuciqit në Serbi.
Kështu, së fundmi, ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se Vuçiqit po i bëhet presion për njohjen e Kosovës.
“Unë nuk jam pjesëmarrës në negociatat e Uashingtonit por është e qartë për mua se shqiptarëve i është premtuar një letër që do t’i jepet Vuciqit për njohjen e Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Vecernje Novosti.
“E di që ka shumë presion mbi presidentin tonë në këto momente dhe do të ketë edhe në orët në vazhdim por Komandanti Suprem i ushtrisë serbe dhe presidenti serb nuk do të dorëzohet”, ka shtuar Vulin.
“E kam parë atë duke kundërshtuar njerëz të mëdhenj të botës dhe e di që nuk do të dorëzohet”, ka thënë ai.
Lexo edhe:
Vuçiqit i vendoset në tryezë një letër PËR NJOHJE TË KOSOVËS
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës