Danijela Vujiçiq, shefe e Ekipit Menaxhues për Asociacionin, tha se në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili u mbajt nën ndërmjetësimin e BE-së, ka prezantuar Draft Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Siç tha ajo para gazetarëve, prezantimi ka qenë i pakëndshëm për shkak se delegacioni i Kosovës i ka “hedhur” fjalë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takuan sonte në Bruksel, në kuadër të raundit të ri të dialogut nën patronazhin e BE-së.
Në fillim të takimit të sotëm u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur dhe më pas u prezantua Drafti i parë i Statutit të Asociacionit i cili është përgatitur nga Ekipi Menaxhues, i cili përbëhet nga katër persona nga komuniteti serb, në krye me deputeten në Parlamenti i Serbisë, Danijela Vujiçiq.
Siç raporton “Danas“, Vujiçiq u tha gazetarëve në Bruksel se në 30 minutat sa i dha BE për formatin e bisedimeve të nivelit të lartë, ishte e pamundur të prezantoheshin të 67 nenet dhe nëntë kapitujt e Statutit.
“Është punë e madhe që vetë delegacioni ta lexojë nen për nen dhe palët të shprehin vërejtjet e tyre”, shtoi ajo.
Megjithatë, Vujiçiq theksoi se ajo dhe kolegia e saj nga Ekipi Menaxhues, Jelena Beloviq, kanë përjetuar siklet, sepse përfaqësuesit e Prishtinës – kryeministri Albin Kurti dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi – vazhdimisht u kanë hedhur fjalë dhe i kanë tallur.
Ajo ka thënë se “kaosi ka lindur” menjëherë pasi kanë hyrë në ambientet ku po mbahej takimi kur presidenti Vuçiq u ka thënë: “Ku jeni serbet e mia nga ‘Kosova dhe Metohia serbe’”, për çka, siç tha ajo, delegacioni i Kosovës ka reaguar ashpër.
Danijela Vujiçiq, nga ky ekip, tha se hartimi i draftit ka zgjatur katër muaj – nga prilli 2018 deri në gusht 2018.
“Sot, pas pesë vjetësh, patëm rastin ta prezantojmë draftin e përfunduar në vitin 2018”, u tha Vujiçiq gazetarëve.
“Ne i përmbaheshim kornizës sonë dhe ia dolëm dhe më besoni Statuti është i shkëlqyer”, tha ajo.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...