Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpërndarë një fotografi me liderët e rajonit në samitin e Brdo-Brijuni.
Aty nuk duken presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Ilir Meta.
“Ne kemi mbështetur synimet dhe dëshirat e të tjerëve në Ballkanin Perëndimor për të hapur një datë për negociata dhe liberalizimin e vizave. Kishte shumë gjëra për të cilat nuk pajtoheshim, një nga çështjet që ishte thelbësore ishte çështja e ndryshimit të kufijve. Serbia gjithmonë ka mbështetur parimin e respektimit të mosndryshimit të kufijve të njohur nga Kombet e Bashkuara”, shkruan Vuçiqi.
Ai shkruan se do marrëdhënie të mira me të gjithë, por “nuk mendojmë se duhet t’i bëjmë lajka dikujt. Është e rëndësishme që ne të tregojmë respekt për njëri-tjetrin dhe që të bashkëpunojmë rajonalisht”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...