Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i vetmi lider i Ballkanit Perëndimor që po merr pjesë në Samitin botëror kushtuar ndryshim ti të klimës i cili me iniciativë të kryetarit francez Emmanuel Macron po mbahet në Paris.
Vuçiq në margjina të samitit ka folur, me ironi ose me dykuptimësi , siç di të bëjë shpesh, edhe për ecjen e vendit të tij drejt BE-së.
Siç njofton “vecernje novosti”, Vuçiq ka thënë:
“Nëse Serbia nesër ia heq sanksionet Rusisë dhe e njeh pavarësinë e Kosovës, do të shihnit se do të bëheshim kampionë në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve e po atë ditë e pavarësia në gjyqësor do të lulëzonte. Por ata në Bruksel e bëjnë punën e vet, e puna jonë është Serbia”.
Ai e ka njoftuar opinionin serb se Macron gjatë verës së ardhshme do ta vizitojë Serbinë./koha.net/
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai