Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka nisur aktivitetet intensive pas aksionit të njësitit special ROSU në veri të vendit.
Ai ka shkuar aq larg sa të thotë se Serbia nuk do të lejojë spastrimin etnik të Prishtinës, transmeton portali arbresh.info nga mediat serbe.
“Presidenti i Serbisë i kërkoi qendrave politike perëndimore që të ndalojnë Prishtinën dhe e bëjnë të qartë se Serbia nuk do të lejojë pastrimin etnik në Kosovë”, thuhet në mediat serbe.
LEXO EDHE: Aksion i madh i Policisë në Mitrovicë, arrestohen disa policë e qytetarë
Disa zyrtarë policorë dhe disa qytetarë janë arrestuar mëngjesin e së martës në Mitrovicën nën dyshimin e pjesëmarrjes në grupin kriminal, kontrabandë me mallra, dhënie e ryshfetit, tregti e ndaluar.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se aksioni është realizuar në rajonin e Mitrovicës Veri dhe Mitrovicës Jugu.
Gjithashtu Policia ka njoftuar se në Veri të Mitrovicës ka hasur në rezistencë të armatosur ndërsa aksioni është duke vazhduar./Arbresh.info/
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...