Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja në veri derisa t’u jepet më shumë autonomi serbëve atje.
Ai ripërsëriti kërkesat e Serbisë për formimin e Asociacionit, tërheqjen e njësisë speciale dhe largimin e kryetarëve të komunave, duke thënë se kjo s’po ndodhë.
“Ne ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të njësisë speciale të dhe kryetarëve të komunave atje”, tha ai në një intervistë për Reuters.
Tutje, Vuçiq u shpreh se serbët në veri të Kosovës janë gjithmonë gati të biesdojnë, por sipas tij, atyre “duhet t’u jepet diçka”.
“Është e tmerrshme ajo për të cilën ata njerëz po flasin. Jam i sigurt që Kurti nuk do të investojë asnjë minutë nga koha e tij dhe as një pikë djerse për të gjetur një kompromis”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, presidenti serb foli edhe për gatishmërinë ushtarake që e ka ngritur rrotull kufirit me Kosovën, duke thënë se është duke e shqyrtuar që të ulë atë.
“Ne do t’i mbajmë trupat tona në gatishmëri të lartë, jo në gatishmërinë më të lartë luftarake, sepse kjo kushton shumë”.
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...